Në këtë shkrim
Gazetaria dhe jeta e Anna Politkovskajës
Këto janë fjalët e thëna më 10 tetor 2006 në Dresden (Gjermani) nga Vladimir Putin, fjalë të cilat i përgjigjeshin pyetjes për gazetaren Anna Politkovskaja, vrarë më 7 tetor të po atij viti (2006), pikërisht në datëlindjen e presidentit Putin.
“ Ky person, kishte nje qendrim kritik ndaj Autoriteteve Ruse, por eshte e drejte qe ju ta dini… ajo nuk kishte, aspak, asnje ndikim ne politiken Ruse, ishte e njohur vetem ne ambejntet e Organizatave te Gazetareve, e ne ato te te Drejtave te Njeriut, dhe jashte vendit, por perseris… ndikimi i saj ne jeten politike te vendit tone ishte minimal… “
Anna Politkovskaja u lind më 30 gusht 1958 në New York (Shtetet e Bashkuara). Ajo ishte bijë e dy prindërve diplomatë ruso-ukrainas që punonin për diplomacinë ruse në Amerikë. Fëmijërinë dhe po ashtu gjithë jetën e kaloi në Moskë e Rusi.
Pas mbarimit të studimeve për gazetari, jeta e saj mori një rrjedhë ndryshe, për t’u bërë më pas personazhi më i përfolur për Rusinë postkomuniste, shtet i cili proklamon demokracinë.
Demokracia varet nga liria e fjalës, mendimit dhe e shtypit. Por çdo javë një gazetar vritet; vrasja është censura e fundit dhe më mbytëse për median. Sipas Institutit Ndërkombëtar të Medias (I.P.I-International Press Institute) mesatarisht, në botë, mbi 76 gazetarë humbin jetën çdo vit për shkak të profesionit; një ndër ta ishte dhe Anna Politkovskaja…
Në të vërtetë, krejt ndryshe nga sa thoshte Putin, Anna kishte një ndikim të madh në opinionin publik, po ashtu dhe në atë politik. Ajo tregoi, nëpërmjet publikimeve dhe shkrimeve, për Çeçeninë, masakrën në Beslan, dhe doli nga plani i zakonshëm i të treguarit të gjërave; kjo gjë e bëri çështjen e Çeçenisë një problem ndërkombëtar. Me eksperiencën në Çeçeni, ajo përdor një shprehje për ta përshkruar më mirë gjendjen: “Kur erdha ne Ceceni, mu duk sikur po hyja ne nje depo ne te cilen s’duhej hyre.”
Shprehje që Roberto Saviano (gazetari i njohur italian) e klasifikon si klasiken e saj: ajo hyn aty ku nuk duhet hyrë.
Përballja me kërcënimet
Ajo sulmon të gjithë politikën ruse, gjithë botëkuptimin e pushtetit me anë të botimit të librit “Rusia e Putinit”. Helmohet, kërcënohet dhe diskreditohet nga politika, deri diku dhe nga shoqëria që refuzon ta besojë. Në një shkrim të sajin Anna thotë:
“Jam nje gazetare, jo nje prokurore, jo nje gjykatese. Kufizohem vetem ne dhenjen e informacioneve dhe fakteve si jane e ashtu sic qendrojne, duket gjeja me e lehte, ne te vertete eshte ajo me e veshtira, dhe e nje cmimi shum te larte… Cfare cmimi?!
Cmimi i asajt qe ti sben me nje pune por lufton nje lufte, lufton, ndihesh ne lufte, dhe un 47 vjece jam e lodhur, jo e friksuar, jo e dekurajuar, e lodhur… E lodhur duke lexuar cdo dite ne gazeta qe jam nje e cmendur: Politkovskaja Skicofrenja, Politkovskaja e Cmendura… Jam e lodhur ti them dhe ti shpjegoj femijve te mij qe kush thote te vertetn eshte nje i cmendur dhe kush thote genjeshtra ben karrjere, e lodhur duke marre nga 10 a 15 kercenime ne jave, qe dalin ne kompjuterin tim e ne disa raste dhe ne telefon, e lodhur duke u ndjere nje kriminele…
Cdo 6 dite, kur del nje artikull i imi thirrem ne prokurori, mes hajdutesh e rrugecerish, ka qe rrin aty per vjedhje, per zenje a per perdhunim… Une?! Per gazetari…
I njoh koridoret, sallat e pritjeve, zyrat, hy… Ulem, dhe pyetja e pare eshte perher e njejta… Perse keni shkruar gjera fallco?
Kush ju a ka dhene keto informacione?… Jam e lodhur duke menduar se informacioni i lire ketu nuk ekziston, 90 perqind e gazetarve ne Rusi jane nje “teser partie”, kur ke nje teser partie nuk je nje gazetar por nje zedhenes… Funksionon keshtu, Shtypi ndahet ne : Kush eshte me Rusine… dhe kush nuk eshte me Rusine.
Nqs je me Rusine per 5 ose 6 vjet te bejne deputet, dhe nqs nuk je me Rusine nuk duhet te besh gazetarin.”
Ajo e thoshte hapur, stili i saj ishte i qartë: Nuk firmos kurre me pseudonime, nuk fsheh kurre emrin tim, vendos ftyren time dhe me te perballem me reagimin. Shkrimeve të gjeneralëve e ushtarakëve rusë, të cilët e sulmonin se shpifte dhe trillonte, ajo një ditë u përgjigjet:
“Me thoni se jam nje armike, per kete me kercenoni madje dhe ne faqet e nje gazete. Pergjigjem… Pergjigjem qe jam nje armike, eshte e vertete… armike e nje ushtrie kriminelesh, te lidhur e shtrenguar tek jeta e piste e Moskes, armike e atij qe vjedh, plackit e qe vret.
Nese ju jeni me te vertet krenar per ate cka beni, nese jeni te bindur qe jeni ne te drejte, ateher shume mire, hiqeni kete fshehtesi, mjaft me anonimatin, me shihni ne sy dhe me thoni qe e kam gabim.”
Vrasja dhe kujtimi i saj
Shumë mbresa të lë përgjigjja që ish-bashkëshorti i Annës i jep pyetjes për vdekjen e saj:
“Te pakten fjalet e saj jane gjalle… me mire keshtu”
Më mirë kështu? Anna u vra, u qëllua për vdekje! Më mirë kështu?
Dhe ai shton:
“Me mire keshtu… sps dite me pare kishin provuar ta rrembenin, ta narkotizonin, dhe ta injoronin me foto aspak te hishme per ti prishur inmazhin dhe opinjonin publik, nje orgji, per te publikuar ne revistat e gosipit me te lexuarat ne Rusi. “Gazetarja qe kenaqet me 3 Ushtare”… Anna ishte e terrorizuar nga kjo gje, po sikur ta benin, po sikur te ndryshojne ndonje fjale timen dhe te me nxjerrin si dicka krejt te kunderten e asajt cka jam?
Kur e vrasin, te pakten ai ideal per cka te cilen ajo kishte luftuar, legjimiteti i fjaleve te saje ishte shpetuar”.
Për të shkruar për Annën ndoshta nuk mund të mjaftojë një jetë. Annës jetën ia morën, një jetë që Anna e sakrifikoi për lirinë, të drejtën, duke u vrarë në shtëpinë e saj, në çastet e saj më të lumtura, kur ajo sapo ishte bërë gjyshe. Për Annën përfundoi gjithçka më 7 tetor 2006, po për popullin rus?
Po për ne? A ka përfunduar jeta jonë, liria jonë? A do të ketë një Anna tjetër?