Në këtë shkrim
Dënimi i Radovan Karadžićit
Më në fund dhembjet e Luftës në Bosnje morën njëfarë lehtësimi. ——————————–
Karadžić u shpall fajtor për masakrën e Srebrenicës në vitin 1995.
Ish-lideri serb, tashmë 70-vjeç, u shpall fajtor nga Gjykata e Hagës për 10 nga 11 akuzat për krime lufte.
Ai u dënua me 40 vite burgim, dënim që gjithsesi nuk i jep qetësi boshnjakëve, të cilët përballë serbëve të sotëm do të vazhdojnë të ndeshen me idenë e këtyre të fundit se Haga po dënon një Hero.
Pas vendimit kryeprokurori i çështjes Serge Brammertz tha:
“Momente të tilla duhet të na kujtojnë se për konflikte të panumërta të botës së sotme, miliona viktima presin Drejtësinë, dhe kjo seancë tregoi se Drejtësia mund të jepet!”